Flash

Pas takimit me Bashën, kryebashkiaku i Kamzës: Nuk dal nga zyra, shihemi në tetor

Lapsi.al 2 July 2019
Pas takimit me Bashën, kryebashkiaku i Kamzës: Nuk dal nga zyra,

Kryebashkiaku ende në detyrë i Kamzës, Xhelal Mziu, ka deklaruar se nuk do të pranojë të dalë nga zyra, pavarësisht zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ku u shpall fitues kandidati i Partisë Socialiste, Rakip Suli.

Në ndjekje të vendimit të Partisë Demokratike për të mos u bërë pjesë e garës së 30 qershorit, Mziu nuk rikandidoi  dhe refuzon që të lërë zyrën, duke argumentuar se zgjedhjet lokale do të mbahen në datën kushtetuese të përcaktuar me dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, 13 tetor.

Mësohet se kryebashkiakuka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e PD, Lulzim Basha, së bashku me të tjerë krerë të bashkive të djathta. “Shihemi në zgjedhjet e tetorit”, ka thënë për gazetarët Mziu pas përfundimit të takimit jashtë selisë blu.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI