Djali i ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, i rikthyer prej pak kohësh nga Anglia për t’u angazhuar në politikë në Shqipëri, i zhgënjyer nga zgjedhjet e 30 qershorit ka reaguar ndaj Partisë Demokratike.
Olldashi është shprehur se PD fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim e frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët.
Sipas tij, Basha nuk i ka pyetur demokratët për vendimin për të mos u futur në zgjedhje. Sipas tij, kush kundërshton brenda partisë shpallet tradhëtar. Këtë lloj mendësie Glauk Olldashi e cilëson si komuniste, duke shtuar se nuk dot të mërzitet nëse do ta etiketojnë edhe atë si tradhëtar.
PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson. A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS – A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?
Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”. C’farë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë. P.S., Po më quajtët tradhëtar……. nuk mërzitem