Flash

Rama: Pres një tjetër çmenduri nga Meta, por flasim të hënën

Lapsi.al 26 June 2019
Rama: Pres një tjetër çmenduri nga Meta, por flasim të

Kryeministri Edi Rama refuzoi takimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për ditën e enjte me argumentin se nuk kishte kohë pasi ndodhej në fushatë për zgjedhjet.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!” – shkruan Rama që më pas në Twitter bëri edhe një tjetër koment.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor #KrenarpërPS” – thotë Rama pa sqaruar se cila mund të ishte lëvizja e Metës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Elbasan (FOTO)

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë për të pritur kryeministrin Edi Rama, i cili zhvillon takimin e radhës elektoral. Me pankarta në du...

20:20

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI