Flash

Veliaj mashtron edhe pa rival përballë: E binda KiE të sjellë vëzhgues

Lapsi.al 26 June 2019
Veliaj mashtron edhe pa rival përballë: E binda KiE të

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës, një nga më të mëdhatë në monitorimin e zgjedhjeve deklaroi këtë të mërkurë se nuk do të sjellë vëzhgues në votimet e së dielës në Shqipëri.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri, në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos vendosë misionin e saj të vëzhguesve zgjedhorë” – thuhej në deklaratën e këtij Kongresi cili rendiste si shkaq faktin se në 31 nga 61 bashki ka vetëm një kandidat nga mazhoranca dhe është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike.

“Vendimi i Këshillit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme, si dhe në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Këshilli nuk bën asnjë deklaratë lidhur me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendimi autonom i Shqipërisë” – thuhej në deklaratë.

Por kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që kërkon një mandat të dytë zgjodhi që ta rrëzojë këtë deklaratë. Në një takim me banorët e zonës së Freskut dhe Dajtit, Veliaj tha se të dielën do të ketë vëzhgues nga KiE pasi ai i ka marrë në telefon.

“Kjo organizata nuk është Këshilli i Evropës. Është një trupë vullnetare brenda Këshillit të Evropës, që quhet Kongresi i Autoriteteve Vendore. Nga e di unë këtë? Se unë si kryetar i bashkive të Shqipërisë jam përfaqësues i Shqipërisë në këtë Kongres, por Luli s’ka si ta dijë këtë se kur ishte kryetar bashkie, jo që s’dinte ku binte Kongresi, nuk dinte ku binte Sahati, shkolla, ku binte kopshti, çerdhja.

Pasi fola me përfaqësuesit e Kongresit dhe pasi u thashë që ne shqiptarët nuk jemi të dhunshëm, një grup i vogël kryetarësh bashkie që djegin shkolla nuk përfaqëson bujarinë dhe mikpritjen shqiptare, edhe Kongresi i Këshillit të Evropës do të jetë këtë fundjavë në Tiranë për të vëzhguar zgjedhjet”, - tha Veliaj.

Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës është autoriteti më i lartë që monitoron zhvillimin e zgjedhjeve vendore në Europë. Në Shqipëri, delegacioni i KiE-s përbën 30% të numrit të vëzhguesve që monitorojnë zgjedhjet lokale e në përbërje të tij ka europarlamentarë dhe ekspertë të autoriteteve vendore.

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Elbasan (FOTO)

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë për të pritur kryeministrin Edi Rama, i cili zhvillon takimin e radhës elektoral. Me pankarta në du...

20:20

REL: Si u zhyt Shqipëria në krizë

Në prag të zgjedhjeve lokale, vendi duket se është zhytur edhe në një krizë konstitucionale me mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ...

18:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI