Flash

Zgjedhjet, Xhelal Mziu lëshon një deklaratë që 'kapërcen' Bashën: Deri në “flijim” do të mbrojmë të drejtën e votës dhe demokracinë

Lapsi.al 26 June 2019
Zgjedhjet, Xhelal Mziu lëshon një deklaratë që

Ditën e sotme, kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka mbledhur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të degës Kamëz dhe Paskuqan.

Mziu është shprehur i vendosur se nuk do të këtë zgjedhje në 30 qershor. Ai ka lëshuar një deklaratë të fortë ku thotë se të gjithë demokratët do të mbrojnë deri në “flijim” të drejtën e votës dhe demokracinë.

Deklarata

Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Dega Kamëz dhe Paskuqan janë mbedhur në një takim në praninë e kryetarit të PD-së dega Kamëz, z.Xhelal Mziu duke shpalosur vendosmërinë e tyre për ta kthyer procesin zgjedhor” Nul”, që më shumë gjasa nuk do të ketë një process të tillë, por edhe nëse Maduro i Shqipërisë mendon për një çmënduri të tillë, në Kamëz dhe kudo në Shqipëri shumica absolute nuk mund të pranojë paligjshmërinë në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe zbatimit të Dekretit nr.11199 të Presidentit të Republikës.

Strukturat dhe mbarë banorët e Bashkisë Kamëz kanë shprehur mbështetjen e jashtëzakonshme për të mos lejuar një proces “Farsë” në kurriz të instalimit të një Neodiktature territorial.

Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Evropa”.

Kamza e vendosur der në fund për zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI