Flash

Thyen masën e sigurisë, arrestohet në flagrancë 30-vjecari nga Elbasani

Lapsi.al 26 June 2019
Thyen masën e sigurisë, arrestohet në flagrancë 30-vjecari

Një 30-vjeçar me iniciale B.H, është arrestuar në flagrancë nga policia pasi theu masën “arrest shtëpie” që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte caktuar. Kjo masë iu vendos pasi ishte i dyshuari i vjedhjes së banesës së shtetasit S.Z., ndodhur më datë 08.05.2019 në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 30-vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll për verifikim e masës së sigurisë, por nuk e kanë gjetur në banesë.

Pas kontrolleve të shumta, policia e ka gjetur dhe arrestuar në qytetin e Peqinit shtetasin B.H, i cili ishte në lëvizje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, pēr veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI