Flash

Kriza politike/ Ambasadori britanik në takim me kryetaren e LSI-së

Lapsi.al 26 June 2019
Kriza politike/ Ambasadori britanik në takim me kryetaren e LSI-së

Kryetarja Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, po zhvillon një takim me ambasadorin britanik, Duncan Norman. Në takimin që sapo ka nisur në selinë e LSI-së, pritet që në fokus të tryezës së bisedimeve të jetë kriza politike në Shqipëri.

Ky takim mbahet teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u mbajtur më datë 30 qershor. Nga njëra anë, mazhoranca ka shprehur vendosmërinë për të vijuar me zhvillimin e zgjedhjeve, përkundër vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për lokalet. Ndërsa, në anën tjetër, opozita e bashkuar joparlamentare ka bërë të ditur se do të vijojë me aksionin opozitar, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë, dy ditë më parë Kolegji Zgjedhor në unanimitet vendosi të rrëzonte kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar nga gara elektorale, duke lënë në fuqi 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Takimet mes diplomatëve të huaj të akredituar në Tiranë dhe liderëve politikë të vendit, kanë qenë të shpeshta përgjatë dy javëve të fundit, për shkak të klimës së polarizuar politike në prag të zgjedhjeve të së dielës.

 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

Me sytë katër

PAPARAZZI