Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ftojë shqiptarët për t’iu drejtuar kutive të votimit të dielën e 30 qershorit, përmes një spoti elektoral të pazakontë.
Në një video të postuar në llogarinë personale në “Facebook” të kreut të qeverisë, shfaqen pamje nga projektet e finalizuara të Bashkisë së Tiranës, teksa në sfond dëgjohen mallkimet e ish-ministrit dhe ish-ambasadorit, Neritan Ceka, i cili i revoltuar gjatë debatit në emisionin televiziv “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji, u shpreh “Shqiptarë, ju vraftë Zoti se shkoni në votime, ju qërrofshin sytë, ju zëntë bukën e kalamajve”.
“(zëri në këtë video është i intelektualit, profesorit, ambasadorit, komentatorit dhe faktorit n.c)”, shkruan Rama bashkëngjitur videos.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/419480688903268/?v=419480688903268