Flash

PD në Korçë i dërgon letër KQZ-së: Kërkojmë lirimin e ambienteve të zëna nga KZAZ

Lapsi.al 26 June 2019
PD në Korçë i dërgon letër KQZ-së:

Partia Demokratika ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procesit të votimeve në Bashkinë e Korçës dhe Pustecit. Këtë e ka bërë përmes një letre dërguar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

“Krim i rëndë vazhdimi i përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkive Korçë dhe Pustec”, thuhet në letër.

Më tej, në letrën drejtuar KQZ, PD e Korçës njofton se nga data 27 qershor deri më 2 korrik do të organizohen tubime të ligjshme në të dyja bashkitë. Sipas opozitarëve, tubimet do të jenë të pandërprera dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Dega e PD në Korçë kërkon lirimin e menjëhershëm të KZAZ, VNV dhe QV, si dhe kthimin e tyre në funksion të publikut.

“Çdo person që do të tentojë vijimin e procesit të votimit, kryen krim dhe qytetarëve iu lind e drejta që të parandalojnë me çdo mjet demokratik kryerjen e një krimi”, thuhet më tej në letrën e PD.

Të këshilluara

Tiranë/ 50-vjeçari kapet me kokainë

Vihet në pranga një 50-vjeçar nga policia e kryeqytetit. Shtetasi A.M u kap me 87 gram kokainë e bërë gati për shitje në 174 doza. Seksioni për Hetimin e Nar...

10:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI