Flash

30 qershori/ “Le të ketë vëllavrasje”, hetohet i lirë për 3 akuza ish-deputeti i PD

Lapsi.al 26 June 2019
30 qershori/ “Le të ketë vëllavrasje”, hetohet i

Ish-kryetari i Partisë Demokratike i degës së Elbasanit, Aurel Bylykbashi, do të procedohet penalisht në gjendje të lirë, një ditë pas shoqërimit në Komisariatin e Policisë, lidhur me deklaratën e bërë dy ditë më parë në mbledhjen e “Aleancës qytetare”.

Policia e Elbasanit ka njoftuar se Bylykbashi po hetohet për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, “Pengimi me dhunë i veprimtarisë së partive politike” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Sipas Policisë, ish-deputeti ka bërë thirrje në media dhe rrjete sociale për veprime të dhunshme dhe pengim të procesit të votimit të parashikuar për t’u zhvilluar më datë 30 qershor. Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Gjatë mbledhjes së dy ditëve më parë, Bylykbashi është shprehur mbi mundësinë e shpërthimit të një konflikti civil, si pasojë e klimës tejet konfliktuale politike me afrimin e zgjedhjeve të parashikuara për t’u mbajtur më datë 30 qershor. “Domethënë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojme zgjedhje në 30 Qershor!”- citohet të ketë thënë ish-kreu i PD-së në Elbasan.

Më tej në ligjëratë, Bylykbashi u ka bërë thirrje të pranishmëve që të bashkohen për t’i bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se nuk aksioni i tyre nuk ka kthim pas. “Ne duhet të jemi të gjithë atje, në Bradashesh dhe t’i themi më qartë se kurrë, se ky qytet nuk të do, ky vend nuk të do dhe nuk ka burg që mund të na kthejë nga rruga jone!! Jemi më të qartë se kurrë!”- ka thënë mes të tjerash ish-deputeti.

 

https://www.facebook.com/141090122743377/videos/801774473541520/?v=801774473541520

Të këshilluara

Rama: Meta i zuri vendin Nard Ndokës

Edi Rama prezantoi në Tropojë kandidatin për kryetar bashkie, Rexhë Byberaj. Përpara mbështetësve socialistë, Rama sulmoi sërish presidentin Ilir Meta kur tha s...

19:46

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI