Flash

Basha: Rama mori avokatin e milionerëve dhe sulltanëve kundër “Bild”

Lapsi.al 25 June 2019
Basha: Rama mori avokatin e milionerëve dhe sulltanëve kundër

“Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.

Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat”.

Janë fjalë të Lulzim Bashës në një dalje për mediat pas vendimit të kryeministrit Rama për të paditur gazetën gjermane Bild e cila publikoi audiopërgjimet e dosjeve 339 dhe 184.

“Në emër të krimit, në emër të Avdylajbe, Lalave, Dakove, Gjiknurëve, Manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perëndimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit!

Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatë këtyre viteve Mark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Sahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë.

Mbrojtje totale, pandëshkueshmëri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit. Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë. Duke kapur çdo pushtet” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Meta i zuri vendin Nard Ndokës

Edi Rama prezantoi në Tropojë kandidatin për kryetar bashkie, Rexhë Byberaj. Përpara mbështetësve socialistë, Rama sulmoi sërish presidentin Ilir Meta kur tha s...

19:46

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI