Gjatë një takimi në vazhdën e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore me banorët e Njësisë Administrative Nr.5 në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj opozitës së bashkuar joparlamentare, e cila prej 5 muajsh ka djegur mandatet dhe ka organizuar nëntë protesta në rang kombëtar, duke kërkuar largimin e tij, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kreu i qeverisë përdori gjatë diskutimit përdori fjalë dhe etiketime fyese edhe ndaj përkrahësve të opozitës që kanë protestuar pranë Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në disa bashki të vendit, duke i cilësuar “budallenj”. “Më ekzemplari ishte rasti në Shkodër. Ai i mori, i çoi te shkolla, ata ngelën në burg. Janë njerëz budallenj, këta i fusin në burg dhe flejnë në shtëpi vetë. Do shtyhen zgjedhjet në një pikë dhe është prapë e njëjta gjë, janë prapë po ato zgjedhje, po ai regjistrim. Është vetëvrasje perfektë, që vetëm verbëria mund ta bëjë këtë”, është shprehur Rama.
Më tej, kreu i ekzekutivit tha se zgjedhjet vendore mund të shtyhen deri në një pikë, por do të sihte prapë e njëjta gjë, duke shtuar në këtë kontekst opozita ka bërë një vetëvrasje perfekte.