Flash

Situata në Shqipëri, zv.kryeministri italian telfonatë me Ilir Metën

Lapsi.al 26 June 2019
Situata në Shqipëri, zv.kryeministri italian telfonatë me Ilir

Ministri i Brendshëm dhe njëherazi Zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini shprehet se ka zhvilluar një telefonatë edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka diskutuar se si mund ta ndihmojë me krizën në vend.

“Pasdite të mbarë nga zyra e ministrisë së Brendshme. Kam pasur një ditë impenjative. Telefonova homologun libian. Kam dëgjuar edhe presidentin shqiptar për t’u munduar të kuptoj se si mund ta ndihmojmë një vend të vogël, fqinj dhe mik me ne”, – ka thënë Salvini në një video live nga zyra e tij, ku ka folur sërish edhe kundër politikave që Bashkimi Europian po ndjek për të parandaluar emigracionin, duke lënë të kuptohet se e “përveshur mëngët” për ta zgjidhur vetë problemin.

“Emigracioni nuk mund të menaxhohet nga anijet e jashtëligjshme: ne jemi të gatshëm të bllokojmë çdo lloj paligjshmërie. Kush bën një gabim, paguan. P.S. Evropa? Mungon, si gjithmonë”, – shkruan Salvini mbi përshkrimin e videos.

Të këshilluara

REL: Si u zhyt Shqipëria në krizë

Në prag të zgjedhjeve lokale, vendi duket se është zhytur edhe në një krizë konstitucionale me mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ...

18:43

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI