Partia Demokratike ka denoncuar se në Dibër, Policia e Shtetit ka shpërndarë armë. Denoncimi është bërë nga ish-deputeti Xhemal Gjunkshi.
Gjunkshi: Jemi këtu para jush për të denoncuar makinerinë e lëvizshme të krimit të drejtuar nga qeveria Rama. Të gjithë jemi të njohur me megaskandalet e dosjes 184. Është e paprecedentë që ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shfrytëzon makineritë shtetërore në funksion të organizatave socialiste. Mjete që janë të ministrisë së Mbrojtjes u janë tjetërsuar targat me qëllim për t;ju shmangur opinionit publike. Ajo lëviz me helikopter të tipit EC 145 të cilin po e përdor si taksi private vajtje ardhje Tiranë-Dibër. Toyota land cruiser me targë AA 927 YB targë e cila i korrespondon një mjeti tjetër. Volksëagen phaeton në përdorim të shtabit të përgjithshëm i është vendosur targa TR 7821 R, kjo targë i korrespondon një mjeti tip Fiat.