Flash

Rusia mbyll kalimet kryesore me Bashkimin Europian

Lapsi.al 1 July 2026

Rusia ka mbyllur një pjesë të kufirit të saj me Bashkimin Europian. Me një dekret të firmosur nga kryeministri Mikhail Mishustin, qeveria ruse ka pezulluar për një afat të pacaktuar qarkullimin e personave, automjeteve, mallrave dhe dërgesave tregtare në shtatë pika të rëndësishme kufitare me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë.

 Vendimi u publikua mbrëmjen e së martës në Moskë dhe ka hyrë në fuqi që nga dita e sotme. Ai përfshin rajonin e Leningradit, dy pika kufitare në Kareli, kalimet mes Shën Petersburgut dhe Finlandës, rajonin e Pskovit, si edhe kufirin mes Rusisë dhe Letonisë. Pikat e mbyllura janë ndër nyjet më të rëndësishme të transportit hekurudhor mes Rusisë dhe Bashkimit Europian.

Në dekret nuk jepet asnjë arsye për këtë masë. Dokumenti përbëhet vetëm nga vendimi administrativ për mbylljen e pikave kufitare, pa shpjeguar se çfarë e ka diktuar këtë lëvizje.

Megjithatë, vendimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Europian vazhdojnë të jenë të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë.

 
Një nga mundësitë është që Kremlini të jetë duke testuar një bllokim më të gjerë të kufijve në të ardhmen. Një masë e tillë mund të përdoret për të kufizuar largimin e qytetarëve rusë jashtë vendit në rast të një mobilizimi të ri të pjesshëm ushtarak, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon dhe humbjet e ushtrisë ruse mbeten të larta.

 
Një tjetër skenar lidhet me presionin ekonomik. Përmes pikave kufitare me Finlandën kalojnë sasi të konsiderueshme plehrash kimike ruse, të cilat nuk janë përfshirë në sanksionet perëndimore. Ndalimi i këtij tranziti mund të krijojë vështirësi për sektorin bujqësor në disa vende europiane, duke shtuar presionin ekonomik ndaj vendeve që kufizohen me Rusinë.

Pasojat nuk mund të kufizohen vetëm te Bashkimi Europian. Mbyllja e këtyre korridoreve prek edhe rrugët tregtare drejt porteve të Baltikut, të cilat përdoren nga Kazakistani dhe Uzbekistani për eksportet e tyre drejt tregut europian përmes rrjetit hekurudhor rus.

Nëse këto rrugë mbeten të bllokuara, Moska mund të rrisë ndikimin ekonomik edhe mbi këto dy ish-republika sovjetike, duke i detyruar të negociojnë sipas kushteve që vendos Kremlini. E gjithë kjo lidhet me strategjinë që Rusia vazhdon ta justifikojë në kuadër të asaj që e quan “Operacioni ushtarak special” në Ukrainë…/CorrieredellaSera

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI