Flash

Pothuajse 2,000 viktima nga tërmetet në Venezuelë, OKB paralajmëron krizë humanitare

Lapsi.al 1 July 2026

Bilanci i viktimave nga dy tërmetet shkatërruese që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 1,943 persona, ndërsa mijëra të tjerë rezultojnë të plagosur ose të zhdukur. Sipas autoriteteve venezueliane, lëkundjet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 kanë lënë rreth 10,500 të plagosur. Deri tani janë shpëtuar 6,461 persona. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) vlerëson se rreth 50 mijë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura. Sipas vlerësimeve të NASA-s, rreth 58,870 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa infrastruktura jetike ka pësuar dëme të mëdha. Situata më e rëndë paraqitet në shtetin verior të La Huirës, ku mungesa e ushqimit, ndërprerja e komunikimeve dhe dëmtimi i shërbimeve bazë kanë përkeqësuar krizën humanitare.

OKB-ja ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së epidemive për shkak të dëmtimeve në sistemin shëndetësor, mungesës së ujit të pijshëm dhe zhvendosjes masive të popullsisë. 38 spitale kanë pësuar dëmtime, tre prej tyre në gjendje kritike. Programi Botëror i Ushqimit ka kërkuar 50 milionë dollarë financime emergjente për të siguruar ndihma ushqimore për rreth 500 mijë persona gjatë tre muajve të ardhshëm. Sipas OKB-së, 27 shtete kanë dërguar mbi 40 ekipe shpëtimi, më shumë se 2,000 efektivë dhe mbi 160 qen të trajnuar për operacionet e kërkim-shpëtimit. Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar gjithashtu rritjen e ndihmës humanitare për Venezuelën në 300 milionë dollarë, fonde që do të shpërndahen përmes agjencive të OKB-së dhe organizatave humanitare.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI