Kryeministri Edi Rama e refuzoi takimin e thirrur nga presidenti Ilir Meta për të enjten. Rama u shpreh në Twitter se nuk kishte kohë për takimin ndërsa Basha e pranoi atë. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi bëri këtë sqarim për mediat.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend. Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00. Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë” – thuhet në reagim. ©LAPSI.al
LEXONI EDHE:
Meta fton Ramën në tryezë, përgjigjet kryeministri
Çfarë po ndodh? Meta u kërkon takim Ramës dhe Bashës për zgjidhjen e krizës politike
Rama: Pres një tjetër çmenduri nga Meta, por flasim të hënën