Flash

Basha: Rama kërkon përplasjen civile në 30 qershor, por do dështojë

Lapsi.al 26 June 2019
Basha: Rama kërkon përplasjen civile në 30 qershor, por do

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama ka një skenar për të shkaktuar përplasje civile në 30 qershor, por do të dështojë.

“Tashmë është e qartë ajo që kemi paralajmëruar: skenari i vërtetë i Edi Ramës nuk është të bëjë zgjedhje me 30 qershor, por ta përdorë 30 qershorin për përplasje civile. Dhuna është shpëtimi i tij për të mos dalë para drejtësisë për bashkëpunimin me krimin dhe grabitjen e vendit.

Ndaj, ai ka një skenar kriminal që 30 qershori të kthehet në përplasje civile dhe në një ditë të dhunshme. Në të gjitha qytetet kryesore të vendit, Edi Rama po përdor kriminelë dhe të forte për të detyruar qytetarët të dalin në votime.

Figurat e krimit do të përdoren si ushtri private mercenare më 30 qershor për të detyruar njerëzit të votojnë nën presion. Ata do të përdoren për të krijuar përplasje me qytetarët. Ata do të përdoren për të bërë dhunë kundër qytetarëve.

Ky është një skenar i rrezikshëm, që do të dështojë. Ne do t’i bëjmë qëndresë dhunës së Edi Ramës. Do të bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Elbasan (FOTO)

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë për të pritur kryeministrin Edi Rama, i cili zhvillon takimin e radhës elektoral. Me pankarta në du...

20:20

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI