Flash

Arian Çani: Këtu është bërë m*ti mullar, në 30 qershor vendoset...

Lapsi.al 26 June 2019
Arian Çani: Këtu është bërë m*ti mullar, në

Gazetari Arian Çani ishte i ashpër në studion e emisionit “Open” në TCH se është e pavlerë të diskutohet për tërheqjen e komisionerëve të Këshillit të Europës pasi gjërat në Shqipëri janë bërë mullar.

“Mendimi im është ky: Këtu është bërë gjëja aq shumë mullar dhe kjo është gjëja më kot, që s’erdhi Këshilli i Europës. Mullari është ky: “Që kemi një datë, ku njëra palë thotë do shkojmë do bëjmë zgjedhje, pala tjetër thotë këto janë votime. Këtu fillon në njëfarë mënyre konflikti i 10 viteve të ardhshme. Hyjmë në një epokë të re 2020-2030” – thotë Çani.

Gazetari mendon se shqiptarëve u është dhënë shumë lehtë dhe pa asnjë sakrifica e drejta e shenjtë e votës. Sipas tij kur në Shqipëri të ketë të vrarë për të drejtën e votës, atëherë vendi do të ketë shpëtuar.

“Kur në këtë vend do të vijë dita që do të ketë të vrarë për të drejtën e votës, atëherë ky vend do të ketë shpëtuar. Kur them të vrarë flas për njerëz që ngrihen në protestë për të arritur këtë kauzë që është e drejtë. Ju mendoni që mund t’i fitoni këto të drejta dhe këto liri pa sakrifica?”, - u shpreh Çani.

Arjan Çani u kujdes të sqarojë dhe të bëjë ndarjen midis krimeve elektorale, ku në Shqipëri ka patur edhe të vrarë, dhe revolucioneve që bëhen dhe nevojiten për të siguruar të drejtën e votës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Elbasan (FOTO)

Qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë dalë në protestë për të pritur kryeministrin Edi Rama, i cili zhvillon takimin e radhës elektoral. Me pankarta në du...

20:20

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI