Komisioni i Venecias ka publikuar një raport në lidhje me marrëdhëniet mes Parlamentit dhe opozitës së bashkuar joparlamentare, e cila prej 5 muajsh ka djegur mandatet.
Në raport theksohet se është me rëndësi që të sigurohet qendrueshmëria e ligjit, të këtë kontroll të jashtëm nga Gjykata Kushtetuese për ndryshimet në rregullore, si edhe duhet të vijojë jeta parlamentare, duke shtuar se mosmarrëveshjet politike nuk e justifikojnë bojkotin.
“Të ketë një kontroll të jashtëm nga ana e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në rregullore. Opozita duhet të ftojë ekspertë dhe palë të interesuara në mbledhjet e komisioneve parlamentare.”- shkuhet ndër të tjera në raport.