Flash

Basha nuk jep komente për takimin me diplomaten Amerikane: Nuk ka zgjedhje pa opozitën

Lapsi.al 25 June 2019
Basha nuk jep komente për takimin me diplomaten Amerikane: Nuk ka zgjedhje

Lideri i PD-së Lulzim Basha ka folur për gazetarët pas takimit me të dërguarën e SHBA-ve në selinë e PD. Ai nuk e ka komentuar takimin dhe bisedën me diplomaten amerikane Leyla Moses-Ones. Ai theksoi se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh dhe se nuk ka zgjedhje pa opozitën.

“Takimet që kam me diplomatët e huaj nuk kanë qenë kurrë subjekt i bisedave të mia me përfaqësuesit e shtypit”, tha Basha. I pyetur nëse ka kërkuar nga të zgjedhur në pushtetin lokal që të krijojnë incidente në 30 qershor, kreu i PD tha se ku është një mashtrim.

“Ku e keni marrë këtë informacion. Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij. S’ka zgjedhje më 30 qershor. E para nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Koreja e Veriut por nuk ka zgjedhje. S’ka rëndësi çfarë mendon km, rëndësi ka që është një standard ndërkombëtar, europian. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të lejohen. nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë që 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, mitingje elektorale janë të paligjshme.

Ndërkohë që aleanca qytetare me opozitën në krye është e vendosur të mbrojë demokracinë, rendin kushtetutës.

Konfirmimi është i qartë dhe i printuar e zezë mbi të bardhë në fletoren zyrtare të RSH. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do përpiqet t’i kthejë shqiptarët në zgjedhjet monopartiake”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI