Flash

"T’i shkohet deri në fund shkarkimit të Metës", Rama "lexon" filxhanin: Nuk ka më P, po vetëm I

Lapsi.al 25 June 2019
"T’i shkohet deri në fund shkarkimit të Metës",

Pas konferencës së mbajtur mëngjesin e sotëm nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili u shpreh se 30 qershori si datë e paracaktuar zgjedhjesh nuk ekziston ligjërisht, në përputhje me dekretin e tij për anulimin e lokaleve, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një takimi në vazhdën e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore me banorët e Njësisë Administrative Nr.2 në Tiranë, Rama i kërkoi deputetes së pranishme të Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, informacione mbi ecurinë e procedurës për shkarkimin e kreut të shtetit. Kreu i qeverisë u shpreh i vendosur se kjo procedurë do të ndiqet deri në fund, ndërsa u shpreh se nisma e ndërrmarrë nga Meta për të anuluar datën e zgjedhjeve, “është një hata kushtetuese e institucionale”. “Duhet cuar deri në fund ai proces se kjo është një hata kushtetuese e institucionale që ...” u shpreh Rama.

Po ashtu, as kësaj radhe nuk ka munguar ironizimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Monika Kyemadhit, që Rama vazhdon ta etiketojë si “fallxhore”. “Nuk ka P këtu, në filxhan ka ikur, ka vetëm I. Ja .. kushtetuta si happy summer, filxhani sipër.”- tha kryeministri.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI