Flash

30 qershori/ Ambasadorja e SHBA mbërrin në selinë e PD, takim me kryedemokratin Basha

Lapsi.al 25 June 2019
30 qershori/ Ambasadorja e SHBA mbërrin në selinë e PD, takim me

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky takim mbahet teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të parashikuara për t’u mbajtur më datë 30 qershor. Nga njëra anë, mazhoranca ka shprehur vendosmërinë për të vijuar me zhvillimin e zgjedhjeve, përkundër vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për lokalet. Ndërsa, në anën tjetër, opozita e bashkuar joparlamentare ka bërë të ditur se do të vijojë me aksionin opozitar, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ndërkohë, ditën e djeshme Kolegji Zgjedhor në unanimitet vendosi të rrëzonte kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për t’u çregjistruar nga gara elektorale, duke lënë në fuqi 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI