Flash

Berisha tha se është arrestuar, reagon kandidati i PS-së në Pogradec

Lapsi.al 24 June 2019
Berisha tha se është arrestuar, reagon kandidati i PS-së në

Diten e sotme ish-kryeministri Sali Berisha posti nje mesazh nga qytetari dixhital, ku thuhej se eshte arrestuar kandidati i PS ne Pogradec, Ilir Xhakolli.

Pas ketij njoftimi, ka reaguar menjehere Xhakolli i cili e ka mohuar kete lajm, duke iu drejtuar Sali Berishes.

“Lidhur me një postim i cili po qarkullon orët e fundit.

Sinqerisht me vjen keq për ju Sali Berisha. Një njeri në moshën tuaj dhe me funksionet që ka pasur, të arrijë në këtë derexhe. Por këtej nga anët tona thonë: Kur njeriu kalon në fazën e fundit të çmendurisë, fillon ha prej për dheri (çfarë të gjejë)

Një këshillë miqësore kam për ty, para se të publikosh diçka pyet paraprakisht sepse u bëre gazi i botës dhe pogradecarët janë duke u tallur me ty.

Nuk do reagoja kundër shpifjes tuaj të ulët, por e kam detyrë morale të informoj qytetarët e Pogradecit. Gjendja juaj mjerane tregon edhe njëherë se 30 Qershori ndan shapin nga sheqeri, midis një politike të vjetër dhe shpifëse dhe politikës tonë për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj situate në 30 Qershor!”, ka shkruar ai.

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Durrës (VIDEO)

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë dalë në këto momente në rrugë, për t'i bllokuar rrugën Edi Ramës, që pritet të mbajë një miting elektoral në qytet gjatë ...

18:53

Itali/ Shqiptari plagos gruan me thikë

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në San Giorgio Jonico, pasi goditi gruan e tij me thikë në bark. Ai ishte në “arrest shtëpie” për prosti...

16:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI