Flash

Daçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën në të gjithë territorin e saj

Lapsi.al 24 June 2019
Daçiç: Nuk mund ta njohim Kosovën në të gjithë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë në Beograd sot se nuk është realiste që vetëm Shtetet e Bashkuara të jenë të përfshira në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Një deklaratë të tillë ai e ka thënë gjatë një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm norvegjez, Inom Eriksen Soreide.

“Tani për tani nuk ka asnjë njoftim për ndonjë ndryshim në format dhe nuk parashikohet përfshirja e vendeve të tjera në dialog. Është e vështirë që Shtetet e Bashkuara të përfshihen, e jo dikush tjetër, kjo nuk do të ishte reale”, citohet të ketë thënë Daçiç.

Ai tha se është thelbësore për Beogradin të arrijë një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, por që nuk mund të nënkuptojë që Serbia ta njohë Kosovën në të gjithë territorin e saj.

“Serbia nuk është pengesë për vazhdimin e dialogut, thjesht duam të heqim pengesat ekzistuese në mënyrë që të vazhdojmë”, ka thënë Daçiç.

Kreu i diplomacisë serbe vlerësoi se shtyrja e takimit të udhëheqësve të Serbisë dhe Kosovës në Paris ka qenë humbje e një mundësie për të zhbllokuar dialogun.

 

Të këshilluara

Itali/ Shqiptari plagos gruan me thikë

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në San Giorgio Jonico, pasi goditi gruan e tij me thikë në bark. Ai ishte në “arrest shtëpie” për prosti...

16:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI