Flash

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, nënkryetari i KQZ: Sapo bëmë histori, i keqardhur që u godit figura e Presidentit

Lapsi.al 24 June 2019
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, nënkryetari i KQZ: Sapo bëmë

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Denar Biba, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili hodhi poshtë kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar për t’u çregjistruar nga zgjedhjet e 30 qershorit, njëkohësisht dhe dekretin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretim kësaj date të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve.

Në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Biba shkruan se KQZ-ja sapo bëri histori, pasi hodhi poshtë një dekret të pavlefshëm, ndërsa ndjehet “i keqardhur” që u godit figura e Presidentit. “Do të doja shumë që kjo situatë të ishte e paqenë, që Presidenti të mos e kishte nxjerrë dekretin e dytë për anulimin e datës së zgjedhjeve; që KQZ të mos vihej në pozitën e vështire e të padëshirueshme për të konstatuar si absolutisht të pavlefshëm një akt të kreut të shtetit; që Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit të mos e godiste dekretin e Presidentit e, në një farë mënyre edhe autoritetin e tij.

Sidoqoftë, nuk mund ta fsheh kënaqësinë personale për ngadhënjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashmë se vendimi i KQZ ishte ligjërisht korrekt, packa se politikisht nuk i pëlqeu një pjese të politikanëve të vendit.”- shkruan Biba

Referuar vendimit të Kolegjit dhe krizës së thellë politike në vend, Presidenca njoftoi se mëngjesin e nesërm më orën 08:00 do të zhvillohet një konferencë për mediat. Fillimisht, KQZ-ja me 4 anëtarët e Partisë Socialiste, në mungesë të kryetarit Klement Zguri, hodhi poshtë dekretin e Metës duke e quajtur të pavlefshëm. Ndërkaq, ditën e sotme, Kolegjit rrëzoi unanimisht dekretin e kreut të shtetit, tashmë të botuar në Fletoren Zyrtare.

Tashmë vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqësisht. KQZ sapo bëri histori, më së paku përsa i përket të drejtës administrative. Kjo është një ditë e mirë për shtetin e së drejtës në Shqipëri.”- përmbyll reagimin e tij Biba.

 

Të këshilluara

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 qershorin

Kolegji Zgjedhor shpalli verdiktin e tij në lidhje me kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri për çregjistrimin nga zgjedhjet...

13:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI