Flash

Eurodeputetët: Maqedonia e Veriut do të njihet në tetor me datën e hapjes së negociatave

Lapsi.al 24 June 2019
Eurodeputetët: Maqedonia e Veriut do të njihet në tetor me

Republika e Maqedonisë së Veriut do të marrë datë për fillim të negociatave në tetor, kanë shprehur bindje eurodeputetët Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn në konferencën e mbrëmshme të përbashkët me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, pas përfundimit të takimit të dytë në procesin Zhan Mone në Shkup.

“Asgjë nuk ka përfunduar. Ky është vetëm një nga fillimet e afrimit drejt BE-së. Së shpejti vendi juaj do të bëhet anëtare e NATO-s. Ky është një hap i rëndësishëm për gjithë ne. Vendimet që liderët e Maqedonisë së Veriut morën duke pranuar kushtet e dhimbshme nga Marrëveshja e Prespës, krijuan një dozë të lartë të respektit për vendin tuaj jashtë saj.

Kjo paraqet shenjë të mirënjohjes, por edhe përcaktim të BE-së ndaj vendit tuaj. Shtatori dhe tetori janë shumë afër vetëm një verë qëndron deri te momenti me të cilin do të shënohet fillimi i negociatave, i fillimit të një procesi të dhimbshëm të adaptimit drejt legjislaturës së BE-së që çdo vend kandidat duhet t’i përmbush në Union”, ka thënë eurodeputeti Vajgël, i cili është raportues për vendin në Parlamentin Evropian.

Eurodeputeti Flekenshtajn i cili vjen nga Gjermania e ka përsëritur përcaktimin e kancelares Angela Merkel se do të angazhohet me gjithë peshën e tij politike për Maqedoninë e Veriut që të marrë datë për negociata në shtator ose tetor.

“Deklaratat e saj nuk i dua çdoherë, por kjo deklaratë e tij më pëlqeu dhe mendoj se është shumë e fuqishme dhe porosi e qartë nga një shef i shtetit. Dhe nëse ajo ka thënë diçka në atë mënyrë të qartë ka pasur arsye ta bëjë atë me të vërtetë dhe jam i bindur se data e fillimit të negociatave do të shpallet në shtator ose tetor me siguri”, ka thënë Flekenshtajn.

Edhe eurodeputeti Kukan ka komentuar konkluzionet e Këshillit të BE-së duke dërguar porosi se koha ecën dhe se vendi duhet të vazhdojë me reformat, duke shprehur vetëm shpresë, por edhe duke theksuar se është e sigurt se Maqedonia do të marri datë për fillimin e negociatave dhe do të tregojë se e meriton atë.

Vajgël dhe Kukan e kanë theksuar faktin se Parlamenti i Maqedonisë së Veriut është i vetmi funksional në rajon.

Siç ka informuar në konferencën për gazetarët kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në kuadër të rrethit të dytë të negociatave nga procesi ku fokusi ka qenë Rregullorja e Kuvendit është arritur pajtueshmëri për pavarësinë financiare të Parlamentit, për sigurinë dhe çështje që i referohen shërbimit parlamentar, pastaj rolit mbikëqyrës të Kuvendit dhe mënyrën e organizimit të diskutimeve mbikëqyrëse./MIA

Të këshilluara

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 qershorin

Kolegji Zgjedhor shpalli verdiktin e tij në lidhje me kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri për çregjistrimin nga zgjedhjet...

13:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI