Flash

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Presidenca njofton lëvizjen e radhës

Lapsi.al 24 June 2019
Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Presidenca njofton lëvizjen e radhës

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së Partisë së Unitetit Kombëtar, duke lënë në fuqi 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, Presidenca ka njoftuar se mengjesin e nesërm do të zhvillohet një konferencë për mediat.

Sipas burimeve, konferenca do të mbahet në orën 08:00 dhe tema e saj qendrore do të jetë vendimi i sotëm i Kolegjit, si edhe kriza e thellë politike në vend.

Referuar vendimit të Kolegjit, reagoi më herët zëdhënësi i presidentit të Republikës Ilir Meta, Tedi Blushi, i cili e cilësoi si një “skeç të orkestruar kohë më parë”.

Kolegji Zgjedhor shpalli sot verdiktin në lidhje me kërkesën e PUK-së për çregjistrimin nga zgjedhjet lokale, që u hodh poshtë duke lënë kështu në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të këshilluara

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi 30 qershorin

Kolegji Zgjedhor shpalli verdiktin e tij në lidhje me kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri për çregjistrimin nga zgjedhjet...

13:30

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI