Flash

A do të ketë përplasje në 30 qershor? Lleshaj: Kemi informacione për...

Lapsi.al 24 June 2019
A do të ketë përplasje në 30 qershor? Lleshaj: Kemi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se policia ka informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme më 30 qershor, megjithatë ai mohon që vendi rrezikon të shkojë në një përplasje civile. Ai thotë se problemet që mund ketë janë ato të rendit publik.

“Ne nuk jemi të vendosur, ne jemi të detyruar për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të detyruar prej Kushtetutës. Kush mund të ishte alternative… Jo. Nuk rrezikon të ketë përplasje civile, sepse nuk ka një konflikt civil në Shqipëri. Probleme mund të ketë më datë 30 Qershor. Probleme të nivelit të rendit publik, probleme të kriminalitetit, por jo probleme të konfliktit civil.

Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil. Do të jenë grupe të caktuara kriminale. Çdo ditë kemi probleme kriminale në Shqipëri, grupe kriminale ose individë që zhvillojnë veprimtari kriminale ka shumë” – tha Lleshaj në një intervistë në “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI