Flash

Çfarë po ndodh? Meta lajmëron konferencë në orar të pazakontë

Lapsi.al 24 June 2019
Çfarë po ndodh? Meta lajmëron konferencë në orar

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të mbajë një deklaratë për shtyp mëngjesin e së martës. Zyra e shtypit e kreut të shtetit njoftoi se ajo do të mbahet herët në mëngjes (ora 08.00), por pa sqaruar detaje nga konferenca.

“Të nderuar kolegë! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do japë nesër (25 qershor 2019) një deklaratë për shtyp në ora 08:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit. Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE! Ju faleminderit për bashkëpunimin!” – thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidentit të Republikës.

Pak ditë më parë, Meta kërkoi informacion nga KQZ për numrin e saktë të deputetëve në parlament dhe pasi mori përgjigje kërkoi sërish të dhëna mbi mënyrën e zëvendësimit të mandateve të lëna bosh nga PD dhe LSI.

Kjo lëvizje e Metës u pa si hap për shpërndarjen e parlamentit pasi mazhoranca nisi procedurat për shkarkimin e tij. Gjasat janë që Meta të thërrasë një tryezë të partive politike, ose të shpallë një tjetër datë për zgjedhjet lokale. Mbetet për tu parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Durrës (VIDEO)

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë dalë në këto momente në rrugë, për t'i bllokuar rrugën Edi Ramës, që pritet të mbajë një miting elektoral në qytet gjatë ...

18:53

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI