Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sulmoi qëndrimin e Ilir Metës për çështjen e zgjedhjeve tha se ky qëndrim e nxori kreun e shtetit jashtë shinave unifikuese, madje sipas tij ka edhe konflikt interesi brenda pasi duhet të vendoste për gruan e tij.
“Si mund të mbante qëndrim tjetër Meta, kur këshillohet gjithë ditën nga Petrit Vasili e Fahri Balliu? Ky është autogoli politik më i rëndë që ka bërë ndonjëherë Meta në karrierën e tij”, - tha Veliaj duke shtuar se qëndrimi më dinjitoz i ditës së nesërme të Presidentit të Republikës do të ishte dorëheqja e tij.
Veliaj tha se Meta vendosi pasi Vasilit e Berishës iu refuzua viza amerikane. A e synon Veliaj postin e kryeministrit? Publikisht ai e mohon duke bërë propagandën e radhës.
“Nuk është fare, ambicia ime politike të merrem me një ngarkesë të tillë politike. Nëse do merrem me punët e qytetit nuk mund të merrem dhe me atë. Po ta keni vënë re unë nuk mungoj kurrë në mbledhjet e bashkisë, jam i fokusuar aty”, - tha Veliaj.