Flash

Krimet zgjedhore/ Marku firmos urdhrin për prokurorët: Hetim dhe ndjekje penale ndaj atyre që prekin zgjedhjet e lira

Lapsi.al 25 June 2019
Krimet zgjedhore/ Marku firmos urdhrin për prokurorët: Hetim dhe

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, ka firmosur urdhrin për prokurorët në lidhje me masat administrative dhe proceduriale për prokuroritë për periudhën para dhe pas zgjedhore.

Ky urdhër parasheh si qëllim hetimin dhe ndjekjen penale me përparësi dhe efikasitet  “ndaj autorëve që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve apo që cënojnë procesin zgjedhor”.

Gjithashtu, udhëzimi saktëson se do të ketë një bashkëpunim mes prokurorive të të gjitha qarqeve dhe Policive përkatëse, si edhe mes agjencive të zbatimit të ligjit e shërbimeve inteligjente, për të marrë dijeni menjëherë për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik.

Gjatë periudhës së zgjedhjeve, prokurorët do të jenë në gatishmëri nga ora 07:00 deri në 22:00 dhe do të kenë komunikim të vazhdueshëm me sallën operative të Policisë.

Firmosja e udhëzimit të Prokurorisë së Përgjithshme vjen pak ditë pas ndryshimeve në Kodin Penal të miratuara nga mazhoranca, që sanskionojnë ndëshkime deri në bllokim të lëvizjes jashtë vendit për një periudhë që varion nga 5-10 vjet për ata persona që kryejnë krime zgjedhore.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI