Flash

Gerrard largon Grezdën nga Rangers: shqiptari jashtë skuadrës për fazën përgatitore në Portugali

Lapsi.al 20 June 2019
Gerrard largon Grezdën nga Rangers: shqiptari jashtë skuadrës

Asgjë nuk shkon mirë këto kohë për Grezdën. Sikur të mos mjaftonin dëmtimet, apo kontradikta e krijuar në grumbullimin e Kombëtares së Shqipërisë me teknikun Edy Reja, tani vjen një penalizim që duket me pasoja për të ardhmen e tij tek Rangers. Sipas The Sun, tekniku i Rangers Steven Gerrard e ka lënë shqiptarin jashtë skuadrës për turneun pre-sezonal që do të zhvillohet javën e ardhshme në Portugali, duke dhënë indikacione të qarta mbi mënyrën si e sheh ai rëndësinë e lojtarit për skuadrën.

Ëingeri shqiptar u tërhoq në mënyrë të papritur nga grumbullimi i kombëtares për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 në fillim të muajit. 24-vjecari e ka justifikuar me dëmtim veprimin e tij, ndërsa FSHF e ka mbrojtur me "arsye personale".

Menaxheri i tij Ives Cakarun ka sqaruar për Press Association Sport se Grezda nuk do të udhëtojë me skuadrën e Ibrox për në Algarve: "Ai është ende tek Rangers, por për momentin, sepse ishte me kombëtaren dhe pati disa probleme javën e kaluar, nuk do të jetë me skuadrën. Kemi folur me klubin dhe për momentin është pjesë e Rangers. Të shohim cdo të ndodhë në merkato".

Grezda i kushtoi 2 milionë euro skocezëve kur e morën nga Osijek verën e kaluar, por shqiptari dështoi të bindte Gerrard, duke nisur vetëm 7 ndeshje si titullar: "Ai u dëmtua tre apo katër herë sezonin e kaluar, por shpresojmë të luajmë një rol të rëndësishëm vitin tjetër. Është një lojtar kampion."

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI