Flash

F1/ Ankand për Ferrari 2002 të Schumacher: makina me "zhurmën" më tërheqëse, ka një çmim stratosferik

Lapsi.al 20 June 2019
F1/ Ankand për Ferrari 2002 të Schumacher: makina me

Ferrari F1 i Michael Schumacher, dominues i sezonit 2002 kur gjermani mbaroi i pari ose i dyti cdo garë të kampionatit, duke fituar titullin kampion me 6 gara para kohe, do të dalë në ankand në RM Sotheby të Abu Dhabi në 30 nëntorin e ardhshëm. Bëhet fjalë për makinën me të cilën Schumi fitoi në Imola, Zeltëeg e - mbi të gjitha - në Magny Cours, që do të thotë se është makina që me triumfin në GP e Francës i dha titullin botëror pilotit të Ferrari. F2002 ka fituar në një vit të vetëm në Australi, Brazil, San Marino, Spanjë, Austri, Kanada, Britani e Madhe, Francë, Gjermani, Belgjikë e Japoni.

F2002 falë motorit me 10 cilindra V 3000 prej 823 kuaj fuqi e 17.800 xhiro në minuto, është konsideruar Ferrari me "zhurmën" më tërheqëse të të gjitha kohërave. Sipas vlerësimeve F2002 është vlerësuar nga 5,5 në 7,5 milionë dollari, por ndoshta makina do të arrijë një kuotim edhe më të lartë, duke pasur parasysh që kohët e fundit një F2001, fituese e një GP është blerë në Sotheby për shumën e 7,5 milionë dollarëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI