Flash

“Kostum apo tuta? Mjafton të mos më nxjerrin nudo”: batuta epike e Maurizio Sarri në prezantimin tek Juventus

Lapsi.al 20 June 2019
“Kostum apo tuta? Mjafton të mos më nxjerrin nudo”: batuta

Maurizio Sarri është personazhi i ditës në futboll, me ish-teknikun e Chelsea të prezantuar tashmë në rradhët e Juventus. Për italianin janë të shumta argumentat për të diskutuar, që nga e shkuara napoletane dhe “urrejtja” për bardhezinjtë e deri tek Cristiano Ronaldo mbreti i dhomave të zhveshjes, e meqë jemi aty faktin që 60 vjecari duhet ti thotë lamtumirë tutave, kur të ulet në pankinën e Juventus.

Tuta apo kostum në pankinë? "Nuk e di, do flas me shoqërinë. Nuk kemi folur për këto detaje. E rëndësishme është që në këtë moshë të mos më nxjerrin nudo" ishte batuta epike e teknikut.

Sarri në anën tjetër e ka dribluar me elegancë faktin që Pep Guardiola ishte i preferuari i tifozëve bardhezinj: "Ndjesia ishte e bukur. Pashë një shoqëri të vendosur. Kurrë nuk kasha parë në 30 vjet një shoqëri kaq të vendosur e kompakte të shkojë në kërkim të një trajneri. Sjellja e këtyre drejtuesve është vendomsëria e kompaktësia".

Një pikë për tu patur kujdes është natyrisht Cristiano Ronaldo: "Eshtë një përjashtim në cdo këndvështrim. Në vitet e fundit kam stërvitur lojtarë të fortë tek Chelsea. Por këtu jemi tek më i miri në botë. Eshtë një djalosh që ka pothuaj të gjithë rekordet e futbollit botëror. Më pëlqen ta ndihmoj të thyejë të tjerë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI