Flash

Kupa e Amerikës/ Argjentina zhgënjen përsëri: vetëm fitorja kundër Qatar e shpëton

Lapsi.al 20 June 2019
Kupa e Amerikës/ Argjentina zhgënjen përsëri: vetëm

Argjentina zhgënjen përsëri në Kupën e Amerikës: kundër Paraguay vetëm një barazim 1-1, që e lë Albiceleste me 1 pikë në dy ndeshje. Lionel Messi vetëm shmangu humbjen, me ndihmën e VAR, pas golit të Sanchez (37'), por jo kritikat që shpërthyen sidomos pas faktit së vetëm pritja e 11 metërshit nga Armani shpëtoi skuadrën e Scaloni nga humbja e dytë. Argjentina është e fundit në grupin B e për tu kualifikuar duhet të mundë Qatar në sfidën 3.

Në Mineirao të Belo Horizonte u luajt një tjetër psikodramë argjentinase. Albiceleste dha shenjat edhe një herë të një impotence, pavarësisht se në skuadër janë yje botëror dhe ai Messi, që me fanellën bardhekaltër është kaq ndryshe nga përfaqësimet me Barcelonën. Sytë poshtë, të turpëruar deri në dorëzim në një turne ku duhet të ishin protaginistë: mbi të gjithë lideri i tyre teknik, Leo Messi, që nuk arriti kurrë të udhëheqë karakterialisht dhe emotivisht Argjentinën.

Lionel Scaloni bëri ndryshime në skuadër, në krahasim me humbjen përballë Kolumbisë, por nuk shmangu dot një tjetër përfaqësim nën ton, që shpëtoi falë penalltisë së Messi, akorduar nga VAR, sepse askush nuk e pa prekjen me dorë të Ivan Piris në goditjen e Lautaros. Vendimtar më shumë se të gjithë ishte portieri Armani, që priti penalltinë e numrit 10 Albirroja, duke mbajtur në fuqi 1-1: Argjentina është e fundit në grupin e saj, pas Katar për shkak të diferencës së golave. Për kualifikimin duhet të mundë kampionët e Azisë e të shpresojë që Paraguay të mos bëjë të njëjtën gjë me Kolumbinë. Ose të fitojë e të shpresojë të futet në të tretat më të mira.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI