Flash

Tronditet Spanja, Luis Enrique largohet për "motive të rënda personale": trajneri i ri është Robert Moreno

Lapsi.al 19 June 2019
Tronditet Spanja, Luis Enrique largohet për "motive të rënda

Luis Enrique largohet nga detyra e tij si trajner i kombëtares së Spanjës për motive personale. Lajmin e ka komunikuar gjatë një konferencë shtypi presidenti i Federatës iberike, Luis Rubiales. "E falenderojmë me zemër, është komportuar si njeri i madh, ashtu si të gjithë e njohim. I qendrojmë pranë e për të dyert e kombëtares janë të hapura gjithnjë. Iu kërkojmë të respektoni privatësinë e tij", ka thënë numri 1 i federatës.

Në vend të ish-teknikut të Barcellona do të ulet asistenti i tij, Robert Moreno, ("Alternativa më e mirë për ta zëvendësuar" sipas vetë Rubiales). 41vjecari ka udhëhequr Furitë e Kuqe në tre ndeshjet e fundit, të gjitha të fituara, ndërsa titullari i pankinës mungonte pikërisht për problemet e rënda personale që i kanë ndaluar të jetë në pankinë, duke i sjellë edhe lamtumirën e pashamngshme.

Zgjedhja e Luis Enrique ishte bërë një vit më parë, në 9 korrik 2018, pas dorëheqejes së Fernando Hierro (trajner në Botërorin e Rusisë, ku zëvendësoi Lopetegui e shkarkuar). Bilanci me la Roja ishte prej 8 fitore e 2 humbje në 10 ndeshje e vendi i parë në Grupin F të kualifikueseve në Europianin e 2020 (katër fitore në po aq gara).

Fjalët e Moreno, si zëvendësues i Luis Enrique, tregojnë gjendjen e ambjentit në kombëtaren spanjolle: "Eshtë një ditë e trazuar për mua, kam ëndërruar gjithnjë të jem trajneri i Spanjës, por jo në këtë mënyrë. Do të mundohemi të vazhdojmë punën e bërë deri tani me Luis e do të provojmë të fitojmë në Europian".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI