Flash

Koulibaly tek Real në 2020: karta e Napolit për ti marrë James Rodriguez

Lapsi.al 19 June 2019
Koulibaly tek Real në 2020: karta e Napolit për ti marrë James

Napoli përshpejton tratativën për James Rodriguez. Grupi Gestifute i Jorge Mendes ka mbërritur në Madrid për të kërkuar të mbyllë bisedimet e ti dhurojë një emër të madh Carlo Ancelotti. Napoli ka nisur nga propozimi për huazimin e një viti (duke i dhënë mundësinë Real të lirohet nga pagesa e një lojtari që nuk do ta mbajë më) me të drejtën e blerjes (jo të detyrueshme) në shifrën e 25 milionë euro, duke qenë se James shkon në skadencë kontrate në 2021. Kërkesa e parë e Real ishte 10 milionë, plus blerjen me 40. Nuk vlen në këtë rast diferenca mes kërkesës e ofertës, normale në nisjen e tratativës, sepse nga pikëpamja logjike është i kuptueshëm propozimi i Napolit.

FAKTORI KOULIBALY

Ka në fakt një armë të fortë në dorë Napoli, që mund ta përdorë për të zhbllokuar tratativën: Kalidou Koulibaly. Jo menjëherë, por senegalezi mund ti premtohet Real, që të ketë prioritet për mbrojtësin qendror në 2020, kur Sergio Ramos të ketë nevojë për zëvendësim. De Laurentiis ka në tavolinë një ofertë të Manchester City për Koulibaly, prej 95 milionë euro, që momentalisht duket i orientuar ta refuzojë. Projekti i Napolit të ri parashikon absolutisht prezencën e liderit të mbrojtjes.

KLAUZOLA E MANOLAS

Me shumë mundësi qendra e mbrojtjes së Ancelotti do të jetë e të gjithë respektit: Manolas-Koulibaly. Napoli ka akordin me lojtarin dhe brenda javës do të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 36 milionë, por jo përpara se të akordohet me Romën për shitjen e dy lojtarëve duke nisur nga 1° korriku. Kjo lëvizje do ti garantonte klubit verdhekuq mundësinë për të sistemuar bilancin me plusvalencë. Një nga dy lojtarët në nisje nga Napoli drejt Romës është me shumë mundësi mesfushori Diaëara, ndërsa i dyti Mario Rui, ose edhe Meret nëse kryeqytetasit nuk gjejnë një zëvendësues për Olsen.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI