Flash

Inter, arrin akordin me Lukaku: tani duhen "vetëm" 84 milionë për Manchester United

Lapsi.al 20 June 2019
Inter, arrin akordin me Lukaku: tani duhen "vetëm" 84

Inter afrohet gjithnjë e më shumë me Romelu Lukaku, objektivi numër 1 i Antonio Conte për sulmin zikaltër. Sipas tabloidit britanik 'The Sun', sulmuesi belg e klubi italian kanë gjetur akordin për pagesën, që do të jetë 9 milionë stërlina në vit (9,7 milion euro). Mbetet për tu bindur Manchester United, që nuk lëviz nga kërkesa prej 75 milionë stërlinash (84 milionë euro).

Sulmuesi belg nuk gjeti asnjëherë mirëkuptim me teknikun Solskjaer dhe përfundoi në merkato, por kjo nuk do të thotë se në Old Trafford kanë ndërmend të lëshojnë në cmim e duan të marrin gati të njëjtën shumë që shpenzuan për ta blerë nga Everton në 2017. Për momentin Red Devils nuk janë të gatshëm të diskutojnë për këmbim lojtarësh, edhe për faktin se kanë nevojë për likuiditet për tu kthyer të investojnë fort.

Nëse shifrat mbeten këto, atëherë Inter duhet të shesë patjetër Mauro Icardi, në mënyrë që të sigurojnë shumën e nevojshme për të bërë sulmin final për lojtarin e preferuar të Antonio Conte.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI