Flash

Leonardo preferon Italinë: PSG, 100 milionë për dy lojtarë

Lapsi.al 20 June 2019
Leonardo preferon Italinë: PSG, 100 milionë për dy lojtarë

Leonardo më shumë se gjithcka njeh merkaton që ofron Serie A dhe kjo nuk ndodh për herë të parë, por braziliani në fakt duket i orientuar të përsërisë një histori suksesi të francezëve, kur morën Marco Verratti. Rinovimi i mesfushës është prioritet i PSG dhe emrat sugjestionues vijnë nga kampionati italian me një vlerë që arrin shumën e 100 milionë euro.

E ardhmja e Sandro Tonali mund të jetë ekzaktësisht e shkuara e Verratti. I njëjti rol, i njëjti personalitet, e njëjta moshë (19 vjec) e ndoshta pas pak edhe i njëjti klub: Paris Saint Germain. Kur Verratti u transferua në Francë, erdhi gjithashtu nga Serie B. Tonali, nuk ka debutuar ende në Serie A, por është në vëzhgimin e klubeve të mëdha italiane. Askush mes Inter, Milan e Juventus nuk ka patur kurajën të bëjë lëvizjen decizive, ndërsa Psg me ardhjen e Leonardo bëri ofertën e parë. Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, e ka vlerësuar gjithnjë lojtarin 35 milionë dhe francezët janë vetëm 5 milionë larg me ofertën e tyre, sipas asaj që bën të ditur L'Equipe.

PSG e ka seriozisht edhe për Sergej Milinkovic-Savic, lojtar me karakteristika shumë të pëlqyera nga tekniku Tuchel dhe i sugjeruar nga Leonardo. Në tavolinën e Lotito mungojnë ofertat për serbin, që Lazio e vlerëson 70-80 milionë. Për Juventus për momentin është vetëm zgjedhje e tretë, pas Pogba e Rabiot, ndërsa Inter e Milan nuk kanë treguar kurrë interes të vërtetë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI