Flash

Vizita në Gjermani/ Meta takime në Bundestag: Gati për vendosjen urgjente të dialogut politik

Lapsi.al 7 June 2019
Vizita në Gjermani/ Meta takime në Bundestag: Gati për vendosjen

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm nga Gjermania, ku merr pjesë në takimin e 24 ndërkombëtar të Berlinit. Siç njofton zyra e shtypit, Meta u takua me përfaqësues të grupeve parlamentare kryesore në Bundestag, për të diskutuar për negociatat dhe krizën politike.

“Në takimin me Nën/kryetarin e Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul dhe Raporterin për Shqipërinë për CDU/CSU në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt, Meta vlerësoi angazhimin e tyre si dhe gatishmërinë për të ndihmuar në kapërcimin e krizës dhe për rivendosjen urgjent të dialogut politik.

Presidenti Meta u takua gjithashtu me Zëdhënësin për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar SPD në Komisionin e Politikës së Jashtme, Nils Schmid, të cilin e falenderoi për mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit, dhe në tërësi për procesin e integrimit europian.

Kreu i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë dhe me deputeten e CSU, Raportere për Shqipërinë në Komisionin e BE-së në Bundestag, znj.Katrin Staffler me të cilën gjithashtu bisedoi mbi perspektivën e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE”, bëri të ditur zyra për median në Presidencë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI