Flash

Rama flet sërish për përgjimet e 'Bild': Muhabete kazani...

Lapsi.al 7 June 2019
Rama flet sërish për përgjimet e 'Bild': Muhabete

Nga Ura Vajgurore në vijim të takimit elektoral në këtë bashki, kryeministri Edi Rama foli ndër të tjera edhe për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” për blerjen e votave përmes bandës kriminale të Avdylajve në Shijak. Kryeministri iu referua këtij skandali me fjalët “muhabetet e kazanit, përgjimet e neveritshme...”. Pra, ai lë të kuptohet se edhe prestigjozja gjermane “Bild’’ është kazan, sic janë sipas tij shumë media të tjera shqiptare.

Kazan Rama ka thënë muaj më parë edhe për Zërin e Amerikës, media e cila publikoi disa transkipte të dosjes voluminoze 339. Me c’duket kryeministri nuk është i qetë pasi dalja e përgjimeve pikërisht në këtë moment ia vështirëson jashtë mase gjërat.

Kur dukej sikur dosja 339 po fashitej me ndihmën e Prokurorisë, dalja e përgjimeve e rikthen atë sërish në vëmendje dhe i jep më tepër argument opozitës për të protestuar dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI