Flash

Reja fsheh formacionin anti-Islandë: "Dua t'a bëjmë ne lojën"

Lapsi.al 7 June 2019
Reja fsheh formacionin anti-Islandë: "Dua t'a bëjmë ne

Kartat e fshehura për formacionin dhe bindja se mund të bëjmë goditjen në transfertën e Islandës. Kjo është mënyra me të cilin tekniku Edy Reja prêt të bëjë debutimin në pankinën e Shqipërisë. 73 vjecari ka ndryshuar sistemin e lojës, duke hipotezuar edhe kalimin me dy sulmues, por ajo që italiani ka theksuar e që për të ka më shumë rëndësi është që kuqezinjtë të jenë të bindur se mund të bëjnë rezultat: "Filozofia është të luajmë shanset tona, sepse nuk mund të mendosh të marrësh pikë duke qendruar vetëm në mbrojtje. Do të na duhet të bëjmë vlerësimet e mundësive tona, duke konsideruar kundërshtarin që do të kemi përballë. Më pëlqen që skuadra ime të futet në fushë e bindur se mund të marrë rezultat”.

Islanda është një kundërshtar fizik, që duhet përballuar me një inteligjencë taktike. Natyrisht nuk është e këshillueshme një skuadër në pritje dhe këtë Reja e di, ndaj dhe kërkon nga kuqezinjtë të bëjnë lojën për të mbajtur larg presionin e ishullorëve: "I gjithë grupi i Islandës duhet patur kujdes - tha Reja -. Është një skuadër e organizuar, që lëviz mirë në fushë. Luajnë bukur dhe kanë kualitet, pa llogaritur që janë një skuadër shumë fizike. Duhet ta bëjmë ne ndeshjen, gjithnjë nëse na lejojnë, sepse po i pritëm do të na vënë në vështirësi".

Shqipëria, me tre pikë pas dy ndeshjeve të para, do të zbresë në fushë të shtunën në orën 15.00 për të sfiduar Islandën, ndërsa në 11 qershor do të luajë në Elbasan Arena kundër Moldavisë, në prezantimin e parë të teknikut me publikun e shtëpisë.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI