Flash

Boban tek Milan, pengohet nga Infantino: "Do ta lidh tek Kulla Eiffel"

Lapsi.al 6 June 2019
Boban tek Milan, pengohet nga Infantino: "Do ta lidh tek Kulla Eiffel"

Milan i të ardhmes duhet ende të marrë formë në nivel drejtuesish, por ndërkohë mes batutave e buzëqeshjeve, Gianni Infantino mundohet të bllokojë kandidaturën e Zvonimir Boban, që po përflitet në orët e fundit për një rol politik të nivelit të lartë tek kuqezinjtë. "Boban tek Milan? Do ta lidh tek Tour Eiffel...", ka deklaruar presidenti i FIFA, duke kërkuar të blindojë zëvendës sekretarin e përgjithshëm të Fifa.

Duke ndërhyrë në ndeshjen tradicionale me lavditë e dikurshme, luajtur në kryeqytetin francez, Infantino ka replikuar me një batutë zërave për interesimin e Milan për kroatin. Emri i Boban është një hipotezë për ta rikthyer "Zorro" në shtëpinë kuqezi, duke e bashkuar kështu me Maldini e Gazidis në administrimin e raporteve me Uefa. Një detyrë që në fakt i përshtatet plotësisht Boban, duke parë eksperiencën e madhe politike, krijuar në vite, në organizamat ndërkombëtare të futbollit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI