Flash

Video virale e ‘përdhunimit’: Mendes e akuzon në tv Neymar dhe publikon faktet

Lapsi.al 6 June 2019
Video virale e ‘përdhunimit’: Mendes e akuzon në tv Neymar

Brazili ka dëgjuar për herë të parë versionin e modeles që akuzon Neymar për përdhunim. Intervista është transmetuar nga Sbt, rrjeti i dytë më i rëndësishëm televiziv në vend, një orë para miqësores me Katar. "Ishte një agresion e një përdhunim", deklaroi Najila Trindade Mendes de Souza. Vajza ka shpjeguar se donte të kishte një lidhje me yllin e Psg, por Neymar e rrahu dhe e përdhunoi kur u takuan në Paris: "Ishte qëllimi im të kisha raport seksual me të", tregoi Najila Trindade, që ka shtuar se Neymar i kishte paguar hotelin e udhëtimin.

Pastaj, ndryshe nga atmosfera e mesazheve në distancë, gjërat ndryshuan gjatë takimit të parë: "Ishte agresiv, krejt ndryshe nga djali që kasha njohur me mesazhe. Doja të qendroja me të ndaj thashë në rregull, do provoj ta administroj. Nisëm të përkëdheleshim, të putheshim e deri këtu gjërat ishin mirë. Pastaj nisi të më rrahë, më bëri keq dhe i thashë mjaft". Sipas modeles, Neymar kërkoi ndjesë por vazhdoi ta rrihte ndërsa bënin seks. Neymar pretendon se është i pafajshëm, e publikoi një video ku pranon se ishte viktimë e një kurthi.

VIDEO

Prej disa ditësh flitej për ekzistencën e një video të një takimi të dytë të regjistruar nga vajza e që tani është bërë publike nga Record Tv, duke u bërë menjëherë viral në social netëork. Video është xhiruar në një dhomë hoteli në Paris, ku Neymar e Najila Trindade Mendes de Souza shtrihen në shtrat, nuk ka asnjë tension mes tyre, por papritur vajza cohet dhe e godet sulmuesin e Psg duke thërritur: "Do të godas sepse dje më rrahe dhe më le këtu vetëm". Neymar mbrohet me këmbë dhe mundohet të përmbajë inatin e modeles.

https://www.youtube.com/watch?v=bru7NepBFOA

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI