Flash

Conte pa limite për Inter: "Është koha të fitojmë"

Lapsi.al 6 June 2019
Conte pa limite për Inter: "Është koha të

Pas zyrtarizimit si trajner i Inter, Antonio Conte nuk ka folur më në pritje të prezantimit që do të bëhet me shumë mundësi më 8 korrik, përpara grumbullimit për sezonin e ri. Tekniku zikaltër ka dhënë mengjithatë disa deklarata të rëndësishme në një intervistë ekskluzive për GQ: "Mund të pranoj se në start kam pak shanse të fitoj, por duhet ti kem shanset. Pjesa tjetër mund të bëhet, nuk kemi limite e mezi pres ta kthej Inter aty ku merito".

Tekniku Conte nuk e fsheh që i ka munguar pjesa e trajnimit: është i ndërgjegjshëm që gjeneron pritshmëri për shkak të rezultateve që ka marrë në karrierë por në të njëjtën kohë – me atë shprehje "nuk kemi limite" – tregon se beson në projektin e Suning. Një project që ka nisur me ardhjen e Giuseppe Marotta, që jo rastësisht Conte i përmend si "konfirmim i qëllimeve serioze" të kolosit kinez, përvec nënvizimit se është befasuar nga vendosmëria e madhe e Zhang.

Në fund, ish-tekniku i kombëtares nuk duket i shqetësuar nga pengesat e mundshme që lindin nga e kaluara juventine, duke iu referuar profesionit që të bën të ulesh në shumë pankina. Conte, përkundrazi, karikon tifozët e rinj që presin shumë prej tij: "Bëjnë mirë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI