Flash

Chelsea ndryshon mendje për Sarri: Juventus i spostuar, apo llogari për të rrëmbyer...Guardiola

Lapsi.al 5 June 2019
Chelsea ndryshon mendje për Sarri: Juventus i spostuar, apo llogari

Juventus nuk ka ndërmend të paguajë për lirimin e teknikut Maurizio Sarri, që dukej në prag të shkarkimit, me zëvendësuesin e mundshëm në pankinën e Chelsea tashmë të identifikuar në emrin e Frank Lampard. Sipas asaj që bën të ditur ESPN, mes Juventus dhe Sarrit është pengesë një kompensim i kërkuar nga Chelsea.

Blues, për ta lënë të ikë ish-trajnerin e Napolit në Torino, pretendojnë 5 milion stërlina të fiksuara në kontratë. Klubi bardhezi, nga ana e tij, nuk ka ndërmend të paguajë, por situata ka ndryshuar nga pak javë më parë, kur Sarri ishte gati i shkarkuar. Triumfi në Europa League ka lëvizur balancat pro Sarrit në Londër, për më tepër, që as Lampard nuk është më i sigurtë për t’u ulur në pankinën e skuadrës në të cilën ka qenë simbol.

Ish-kapiteni është i parakaluar në hierarki nga Javi Garcia i Ëatford. Një vendim i papritur i ardhur nga Chelsea, që zhvendos Juventusin dukshëm në garën për teknikun italian, apo ndoshta gjithçka ishte e llogaritur duke parë që, sipas zërave të fundit që vijnë nga Torino, Sarri është vetëm një zhvendosje vëmendje nga objektivi i vërtetë, që është Guardiola

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI