Flash

Një video e re do të publikohet, numri 2 i Federatës braziliane: "Neymar duhet të mos luajë në Kupën e Amerikës"

Lapsi.al 5 June 2019
Një video e re do të publikohet, numri 2 i Federatës braziliane:

Cështja Neymar, i akuzuar për përdhunim nga një modele braziliane, ka ndarë në dy fronte edhe Federatën braziliane të Futbollit. Numri 2, Francisco Noveletto, i ka kërkuar yllit të Selecao të bëjë një hap pas: "Neymar duhet të heqë dorë nga Kupa e Amerikës - ka thënë ai për tv brazilian SBT – Një video e re që lidhet me të do të publikohet së shpejti. Një filmim që do të vendoste në presion të madh psikologjik". Krejt të kundërtën mendon kreu i Federatës: "Kemi besim të plotë tek ai".

"Nëse Neymar vendos të luajë Kupën mendoj se Brazili nuk përfiton gjë - ka thënë Noveletto -. Zhgënjeu që në Botërorin e Rusisë, imagjino tani që ka këtë peshë emotive mbi vete. Besoj se të gjithë dio të gëzoheshin nëse vendos të mos luajë turneun".

Presidenti i Federatës, Rogerio Caboclo, ka dalë krejt kundër zëvendësit të tij, duke i dhënë mbështetjen maksimale O’Ney. "Kemi besim të plotë tek Neymar, e njoh personalisht, si njeri dhe sportist - ka shpjeguar numri 1 i Federatës braziliane -. CBF po ndjek faktet me bindjen e plotë se do të sqarohet cdo gjë shumë shpejt".

Të këshilluara

Granit Xhaka prioritet i gjigantit italian

Inter i Antonio Conte po merr formë, ndoshta jo ende me organikën, por me emrat e merkatos, ku tekniku italian është përqendruar për të krijuar një skuadër soli...

22:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI