Flash

Video/ Konspiracioni: diçka nuk shkonte me Joshua përpara ndeshjes me Ruiz

Lapsi.al 4 June 2019
Video/ Konspiracioni: diçka nuk shkonte me Joshua përpara ndeshjes
Bota e boksit ende reagon ndaj tronditjes më të madhe të 30 viteve të fundit, pas humbjes që Anthony Joshua pësoi në duelin me Andy Ruiz Jr, duke humbur titujt kampion bote në peshat e rënda. 29-vjecari është dërrmuar nga meksikani në raundin e shtatë në Madison Square Garden, duke humbur brezat IBO, IBF, WBO dhe WBA (Super) në debutimin e tij në ringun amerikan, gjë që i ka dhënë krahë teorive të konspiracionit. Ishte një performancë e keqe për boksierin e lindur në Watford dhe tifozët ende nuk po e kuptojnë cfarë ndodhi. Megjithatë një pjesë e mirë e tyre janë të mendimit se dicka nuk shkonte me Joshua që përpara ndeshjes. Ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, që që faktohet me një video, ku britaniku ishte plotësisht i coroditur përpara se të niste ndeshja. E nëse kësaj i shtohet edhe pyetja që AJ i ka bërë këndit të tij ‘përse ndihem kështu?’ në fund të raundit të gjashtë dhe inati që i ati i tij shprehu ndaj Eddie Hearn në fund të duelit, duket qartë se në këtë humbje ka dicka përtej asaj që duket.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI