Flash

Zyrtare/ Jovic në Madrid për 60 milionë: komplikohet Hazard

Lapsi.al 4 June 2019
Zyrtare/ Jovic në Madrid për 60 milionë: komplikohet Hazard
Real bën zyrtare goditjen e parë të rëndësishme për verën 2019. Luka Jovic është një lojtar i ri i Blancos. Klubi ka zyrtarizuar transferimin përmes një komunikate për shtyp. Sulmuesi ka firmosur një kontratë 6 vjecare dhe i ka kushtuar merengues 60 milionë euro për ta marrë nga Eintracht Frankfurt. Sipas kontratës 30% e shifrës do të kalohet tek Benfica (skuadra mëmë e serbit). Lojtari sipas medias spanjolle do të fitojë 10 milionë euro në sezon. I zgjedhur si përforcimi i parë i "Revolucionit Real", kërkuar me ngulm nga Florentino Perez e Zinedine Zidane, sulmuesi serb vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm në Bundesliga e Europa League, me 27 gola e shtatë asist. Një prezantim i rëndësishëm që ka bindur Blancos të besojnë tek ai. Jovic mbërrin në Madrid pas Militao e Rodrigo e së shpejti merengues mund ti bashkohen edhe Mendy e Hazard, për të cilin vazhdon t bëjë rezistencë Chelsea. Sipas të përditshmes belge HLN, Chelsea ka refuzuar edhe ofertën e të hënës prej 120 milionë euro. Pavarësisht se shkon në skadencë kontrate sezonin e ardhshëm, shoqëria angleze kërkon ta shesë shtrenjtë yllin e saj. Drejtori i përgjithshëm i Blancos, Josè Angel Sanchez, ndodhet në Londër për të mbyllur transferimin, ndërsa lojtari është i grumbulluar me Belgjikën dhe pret zgjidhjen e cështjes, për të fluturuar direkt në Madrid.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI